Tigres konfirmon interesimin për Correa-n, ja sa kërkon Atletico

Tigres konfirmon interesimin për Correa-n, ja sa kërkon Atletico

Kreu i klubit meksikan Tigres, Mauricio Culebro, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Argjentinasi ka edhe një vit kontratë me klubin madrilen, por siç raportohet, Atletico është e gatshme ta shesë lojtarin për një shifër rreth 20 milionë paund.

“Correa është një nga shumë opsionet që kemi. Ai është një lojtar i shkëlqyer, nga ata që çdo ekip do të dëshironte t’i kishte. Po presim që të përfundojë kampionati për të marrë vendimin përfundimtar. Ne gjithmonë mendojmë për afatin e shkurtër, të mesëm dhe të gjatë”, ka thënë Culebro.

Përveç Tigres, është edhe klubi argjentinas River Plate që e dëshiron Correa-n.

E ardhmja e Angel Correas mbetet për t’u parë, por largimi i argjentinasit nga Atletico Madrid këtë verë duket gjithnjë e më i mundshëm.

Share This