Tifozja kroate Ivana Knoll arrin në Gjermani për kampionatin, ankohet për kushtet e akomodimit: Pagova 650 euro natën dhe s’jam e kënaqur
Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024, dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit.
“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin, dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk rekomandoj”, u ankua ajo së bashku me një foto ku pozon përpara pasqyrës.
“Kam paguar 650 euro për një natë, dhe çmimi përfshin: dhomë të vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.
Përndryshe, Ivana Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022, dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare.
Ajo pa diskutim pritet që të japë një mbështetje të zjarrtë për Kroacinë, gjatë këtij kampionati evropian.