Tifozja e “flaktë” sugjeron që bashkëshortja e Thiago Silvës të marrë drejtimin e Chelsea-t
Astrid Wett kërkon që Chelsea të marrë si trajnerë bashkëshorten e Thiago Silva, Belle, në vend të Mauricio Pochettino.
Trajneri i Blutë të Londrës është nën presion pas humbjes 4-2 të dielën ndaj Wolves.
Disa tifozë kanë bërë thirrje që të kthehet Jose Mourinho në krye të skuadrës, ndërkohë që John Terry të jetë ndihmësi i tij.
Ndërkohë Astrid, një influencere dhe fanse e madhe e Chelsea mendon se dhe bashkëshortja e Thiago Silvës mund ta bëjë më mirë këtë punë se Pochettino.
Pas ndeshjes, Belle shkroi në X, dikur Twitter: “Është koha për të ndryshuar. Nëse prisni më, do të jetë shumë vonë.”
Si përgjigje, Astrid komentoi: “A mund të jesh trajnerja jonë e ardhshme?”
Kjo e fundit në fakt është një ndjekëse e rregullt e Chelsea-t jo vetëm në Stamford Bridge, por dhe në sfidat në transfertë, ndaj dhe një këshillë e saj ndoshta duhet marrë parasysh.