Tifozët në stadiume, Bundesliga 2 më mirë se Ligue 1
Sezoni i 50-të i Bundesligës së Dytë gjermane është një sukses më vete për kulturën e futbollit në atë vend.
Skuadrat pjesëmarrëse kanë arritur që të joshin tifozët në stadium duke regjistruar shifra stratosferike.
Kështu në pjesën e parë të sezonit Bundesliga 2 ka arritur që të tërheqë në stadium plot 4.3 milionë spektatorë duke bërë që mesatarisht secila ndeshje të ndiqej prej 28.342 mijë tifozësh.
Nëse edhe në pjesën e dytë të sezonit tifozët do të ndjekin me po të njëjtin përkushtim skuadrat e tyre të zemrës atëherë me shumë mundësi do të kemi një rekord të ri.
Më i fundit u vendos sezonin e fundit kur në stadium ishin të pranishëm 6,77 milionë tifozë. Mesatarisht vitin e kaluar në secilën ndeshje ishin të pranishëm 22.154 mijë spektatorë.
Në këtë aspekt Bundesliga 2 e ka të vështirë që të konkurrojë me Bundesligën dhe Premier Ligën. Mesatarisht në këtë pjesë të parë të sezonit në Bundesligë kanë qenë të pranishëm 39,514 mijë tifozë ndërsa në Premier Ligë 38,248 mijë tifozë.
Sa i përket tiofozëve në Itali, Serie A ka një mesatare tifozësh për ndeshje rreth 30,800 mijë spektatorësh ndërsa La Liga spanjolle e pason me 28,900 mijë spektatorë për ndeshje ndërsa në Francë, Ligue 1 performon keq duke “tunduar” mesatarisht 26,900 mijë spektatorë për ndeshje.
Për të shpjeguar këtë sukses të Bundesligës 2 ekspertët shpjegojnë se këtë sezon ky kampionat është më tërheqës pasi luajnë shumë skuadra të suksesshme. Ekipe si Nyrnberg (9 tituj), Shalke 04 (7 tituj), Hamburg (6 tituj) dhe Kaizerslautern (4 tituj) luajnë në Bundesliga 2, por kanë një histori të pasur duke qenë mes 9 skuadrave më fituese në Gjermani.
Një tjetër faktor që ndikon në këtë drejtim është edhe ai që ka lidhje me spektaklin. Ky i fundit lidhet ngushtë me numrin e golave dhe sasia e realizuar këtë sezon është më e larta në 40 vitet e fundit. Bundesliga 2 në pjesën e parë të sezonit ka ofruar mesatarisht 3.2 gola për ndeshje.