Tifozët i japin një “marsh” më shumë, më shumë se një milionë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro

Tifozët i japin një “marsh” më shumë, më shumë se një milionë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro

Inter po funsksionin si një makineri perfekte në çdo aspekt sportiv këtë sezon.

Skuadra është e para në kampionat me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës, teksa ylli i dytë në fanellë është thjesht çështje matematikore.

Nga ana tjetër, skuadra është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinalen e Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Atletico Madrid.

Por, të gjitha këto nuk do të ishin të pamundura, apo kaq të bukura pa prezencën e tifozëve. Në ndeshjen e radhës kundër Genoas, në San Siro numri i pjesëmarrësve në këtë sezon do të kalojë shifrën e një milionë spektatorëve teksa në këtë sezon mesatarja për ndeshje ka qenë 72.924.

Më shumë se edhe në vitin e “tripletës” së famshme, në atë periudhë mesatarja ishte 56.195 persona. Përkthyer në para, Inter deri në këtë çast të sezonit ka përfituar 80 milionë euro, një shifër e cila do të ketë vlerën e saj edhe në merkaton e radhës.

Tifozët e kanë bërë detyrën e tyre, ashtu si skuadra, të paktën deri më tani.

Share This