Tifozët grekë shpalosin banderolë raciste kundër Kosovës
Pas skandalit në ndeshjen Rumani-Kosovë, sfidë kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, ku tifozët rumune shpalosen një baner me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, një skandal i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Greqi në ndeshjen mes Olympiacosit dhe Arisit.
Tifozët e klubit vendas kanë shpalosur një banderolë raciste gjatë kësaj sfide në të cilën shkruhej “Kosova është serbi”.
Gjithashtu kjo banderolë raciste është shoqëruar edhe me kore kundër Kosovës.
Banera të ngjashëm janë shfaqur në shumë ndeshje futbolli dhe basketbolli në muajt e fundit nga tifozë të ndryshëm të klube serbeve, dhe atyre që janë mike të Serbisë.
Kujtojmë se UEFA kishte dënuar Rumaninë me një ndeshje pa tifozë (vetëm fëmijët deri në 14 vjeç) dhe 52 mijë euro.