Tifozët e provokojnë duke thirrur “Messi, Messi”, reagimi vulgar i Ronaldos

Tifozët e provokojnë duke thirrur “Messi, Messi”, reagimi vulgar i Ronaldos

Për Al Nassr vazhdon të flitet në Arabinë Saudite dhe po ashtu edhe Cristiano Ronaldon.

Dje portugezi arriti në kuotën e 22 golave në kampionat, duke zhbllokuar ndeshjen në transfertën ndaj Al Shabab.

Por Ronaldo nuk ka arritur të festojë si duhet golin, pasi tifozët kundërshtarë kanë brohoritur “Messi, Messi”, duke irrituar portugezin, që reagon me një një gjest të vrazhdë në fund të ndeshjes ndaj atyre që thërrisnin emrin e rivalit historik.

Në rrjet qarkullon një video ku shihen gjestet e pahijshme të kampionit portugez ndaj tifozëve kundërshtarë.

Share This