Tifozët e Manchester United i bëjnë thirrje klubit, duan transferimin e brazilianit të Real Madrid

Tifozët e Manchester United i bëjnë thirrje klubit, duan transferimin e brazilianit të Real Madrid

Tifozët e Manchester United janë të bindur se ylli i Real Madrid, Rodrygo do të ishte “nënshkrimi më i mirë i tyre në vite e fundit”.

Braziliani 23-vjeçar ka qenë në klubin spanjoll që nga viti 2018 pas një lëvizjeje prej 45 milionë eurosh nga Santos. Tifozët e Man Utd mendojnë se nënshkrimi me Rodygon nga Real Madrid për 100 milionë euro do të ishte një marrëveshje e shkëlqyer.

Ai ka vazhduar të bëhet një lojtar kyç për “Los Blancos”, duke shënuar 50 gola në 206 ndeshje.

Megjithatë, e ardhmja e brazilianit te Reali është vënë në dyshim. Gjigantët spanjollë thuhet se kanë rënë dakord të nënshkruajnë me Kylian Mbappen si një transferim i lirë nga Paris Saint-Germain.

Dhe Reali është gjithashtu i vendosur të mirëpresë brazilianin tjetër, Endrick, i cili gjithashtu luan në dy pozicionin e Rodrygos.

Kjo do të thotë që Carlo Ancelotti mund të ketë nevojë të shesë një nga lojtarët e tij aktual për të akomoduar të rinjtë.

Share This