Tifozët e Interit nuk zhgënjejnë, 40 mijë abonime “avullojnë” në pak orë
Entuziazmi është i lartë në mesin e tifozëve të Interit pasi fituan titullin e tyre të 20-të në historinë e klubit.
Pas hapjes së fushatës së abonimeve për sezonin e ardhshëm, 40,000 kartat në dispozicion për abonentët e vjetër u ezauruan në vetëm pak orë: të gjithë mbështetësit e zikaltërve që kishin një vend të garantuar në San Siro vitin e kaluar e konfirmuan atë edhe për sezonin 2024/25 dhe kjo pavarësisht rritjes së çmimit nga 12% në 23%.
Asgjë për të bërë për ata që ishin në listën e pritjes që nga vera e kaluar. 85% e tifozëve zikaltër – siç raportohet nga Gazzetta dello Sport – konfirmuan menjëherë të njëjtin vend, ndërsa 15% e mbetur pritën deri në fazën e dytë për të blerë një biletë sezoni në një vend tjetër.