Tifozët e Galatasaray dështojnë që t`i shqetësojnë lojtarët e Copenhagen

Tifozët e Galatasaray dështojnë që t`i shqetësojnë lojtarët e Copenhagen

Një numër i tifozëve të Galatasaray kishin menduar t`ua prishin gjumin futbollistëve të Copenhagen të martën mbrëma, duke shkrepur sasi të mëdha fishekzjarresh jashtë hotelit, por ata kishin bërë një gabim: kishin zgjedhur hotelin e gabuar.

Dy skuadrat, që garojnë në të njëjtin grup me Bayern Munich e Manchester United, ndeshen sonte në kuadër të Champions League.

Se tifozët turq e kanë huqur hotelin e ka thënë Daniel Rommedahl, drejtor te klubi danez.

“Ne nuk kemi dëgjuar asgjë dhe kur shoh videon mund ta di qartë se definitivisht nuk është ku po qëndrojmë ne. Është 100 për qind e sigurt se nuk është afër”, ka thënë ai.

Share This