“Ti po gënjen” – Messi hedh poshtë raportimin për takimin me Laportan, gazetari i kërkon falje

“Ti po gënjen” – Messi hedh poshtë raportimin për takimin me Laportan, gazetari i kërkon falje

Të hënën, Lionel Messi u shpërblye me trofeun e tetë të “Topit të Artë”, që është edhe rekord historik.

Në ceremoninë që u mbajt në Paris, i pranishëm ishte edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, raportoi se Messi dhe Laporta u takuan mbrëmë për të diskutuar për ceremoninë lamtumirëse të argjentinasit, të cilën ai nuk e mori kur u largua nga Barça në vitin 2021, shkruan Express.

Megjithatë, këto raportime janë hedhur poshtë nga vetë 36-vjeçari, përmes një postimi në “Instagram”.

“Ti po gënjen… edhe një herë…”, shkroi ylli argjentinas.

Romero iu përgjigj Messit pastaj, duke i kërkuar falje të sinqertë për “mashtrimin e përsëritur” me diçka që lidhet me Messin, të cilin e quajti si “Luan”.

Ai tha gjithashtu se diçka e tillë nuk do të përsëritej më.

Share This