Thuram kërkohet nga dy gjigantët e Serie A
Dy klubet e mëdha italiane, Juventus dhe Inter raportohet se janë të interesuara për futbollistin e Nice, Khephren Thuram.
Thuram, i cili po bën një sezon të mirë me Nice-n, sipas medieve italiane, kërkohet nga Juve dhe Inter.
Lojtari thuhet se preferon një aventure të re në futbollin evropian.
“Juventus dhe Inter po përpiqen të nënshkruajnë me Khephren Thuram”, shkruajnë mediet italiane.
Nice siç raportohet, kërkon 40 milionë euro për Thuram.
Torinezët dhe zikaltërit mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, të cilin synojnë ta blejnë qysh në afatin kalimtar të janarit.