Thomas Müller pas humbjes me Benfica-n: Nuk jemi Dortmundi që të kemi probleme mentaliteti!

Thomas Müller pas humbjes me Benfica-n: Nuk jemi Dortmundi që të kemi probleme mentaliteti!

Humbja në Sharlot përballë Benfica-s i ka kushtuar shtrenjtë Bayern-it pasi mbylli Grupin C në vendin e dytë duke përfunduar kështu në krahun e zjarrtë të rrugëtimit drejt finales së madhe.

Në fund të ndeshjes Thomas Müller u prezantua përballë gazetarëve ku edhe shpjegoi disa çështje. Legjenda e Bayern në përgjigjet e tij nuk humbi mundësinë për të “shigjetuar” në distancë rivalët e Bundesligës, Borussia-n e Dortmund-it.

I pyetyr nëse kjo humbje kishte të bënte me mentalitetin e grupit, Müller tha: “A mos jemi në Dortmund apo si është puna? (qesh). Mentaliteti nuk ka lidhje me këtë humbje. Ne kemi zhvilluar një ndeshje të keqe dhe ndodh që të humbësh nëse nuk performon siç duhet. Kur nuk je vigjilent apo shkon me një kohë vonesë në duelet për top apo kur nuk luan me intensitet të lartë ndodh që të humbësh në fund të fundit jemi njerëz. Sa i përket mentalitetit mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi besim në aftësitë tona dhe do të jemi gati për takimin e radhës edhe pse do të luajmë në temperatura të larta”.

Të dielën në mbrëmje në orën 22:00 Bayern ndeshet me Flamengo-n në “Hard Rock Stadium” për një vend në çerekfinale ku i pret fituesja e çiftit PSG-Inter Majemi.

Share This