Thomas Bach zgjidhet President Nderi i përjetshëm i IOC

Thomas Bach zgjidhet President Nderi i përjetshëm i IOC

Miku i Kosovës, Thomas Bach u zgjodh President Nderi i përjetshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), një pozitë që do ta marrë pasi të përfundojë mandati i tij si President i IOC-së më 23 qershor 2025.

“Anëtarët e IOC-së e pranuan propozimin unanimisht, duke u ngritur në duartrokitje pas prezantimit të tij në Sesionin e 144-të të IOC-së. Lëvizja olimpike në Kosovë do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin madhor të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhënë sportit të Kosovës. Me vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj parimeve të barazisë dhe përfshirjes në sport, ai luajti rol kyç në njohjen e KOK-ut nga IOC në dhjetorin e vitit 2014, duke hapur një kapitull të ri në historinë tonë olimpike”, thuhet nw njoftimin e KOK-ut.

Zgjedhjet për President të IOC janë sot dhe në garë janë shtatë kandidatë.

Share This