Thiago Motta, pasues i Allegrit të Juventusi?

Thiago Motta, pasues i Allegrit të Juventusi?

Fundi i këtij sezoni mund të jetë edhe fundi i Massimiliano Allegrit në krye të Juventusit.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, torinezët janë duke menduar ndryshimet në krye të bankinës.

Thiago Motta është trajneri më i mundshëm për të zëvendësuar Allegrin.

“Thiago Motta është emër që po qarkullon për bardhezinjtë. Italiani ka shanse të mira për të qëndruar në Serie A sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Romano.

Motta është duke bërë një sezon të madh me Blogona-n, skuadër kjo që nën drejtimin e tij është duke garuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Share This