Thiago Alcantara kërkon largimin nga Liverpool-i

Thiago Alcantara kërkon largimin nga Liverpool-i

Mesfushori Thiago Alcantara është duke bërë çmos që të largohet nga Liverpooli.

Spanjolli s’është i lumtur që ka humbur vendin nën urdhrat e Jurgen Klopp, andaj po synon një largim shokues në ditët e fundit.

Sipas “AS”, Thiago ka kërkuar largimin nga “Reds” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror që është ende i hapur në Turqi.

Mesfushori mendoi se do të kishte më shumë minuta mirëpo duke parë si kanë ecur xhirot e para, atëherë e kuptoi se nuk është i gatshëm për ta kaluar sezonin në stol.

Sidoqoftë, një marrëveshje shihet si mjaftë e komplikuar pasi Klopp dëshiron një alternativë nëse ndonjë nga lojtarët bazë lëndohet në muajt në vijim.

Share This