“Theu” rrjetin me transferimin te Reali, Mbappe vetëpaguhet, sjell në Madrid 500 milionë euro
Më fund, pas shumë spekulimeve, Real Madrid njoftoi zyrtarisht transferimin e Kylian Mbappe.
Klubi mbretëror u mjaftuan me një postim të thatë”: “Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë gjetur akordin për 5 vitet e ardhshme”, lexohet në postimin e Realit që bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Ndryshe nga Reali, Mbappe nuk nguroi të shpreh të gjithë emocionet e tij këtë transferim:
“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar dhe i lumtur që bëhem pjesë e klubit të ëndrrave të mia. Është e pamundur të shpjegoj atë që ndjej, sa i lumtur dhe i emocionuar që jam në këtë momente. Mezi pres t’iu takoj. Iu falënderoj për suportin tuaj të jashtëzakonshëm”, u shpreh Mbappe në reagimin e tij.
Sulmuesi firmosi një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë euro neto në sezon, plus 100 milionë euro në shenjë mirënjohje në momentin që hodhi firmën.
Në Spanjë, dhe jo vetëm, transferimi i Kylian Mbappe ishte temë kryesore. Pavarësisht se në letër është një transferim me kosto marramendëse, sipas agjencisë Deloitte, për Realin ky është një investim i sigurt pasi transferimi i Kylian Mbappe pritet të sjell në arkën e klubit afro 500 milionë euro, praktikisht siç ndodhi me Ronaldon në 2009, ku Reali investojë një shofer rekord për kohën, 94 milionë euro.
Reali zotëron një pjesë të mirë të të drejtave të imazhit të Kylinan Mbappe, jo 50% sa të gjithë lojtarët e tjerë, por diçka më pak. Mbappe vjen në Madrid me disa sponsor personal si Nike etj. Ndërkohë, tifozët në të gjithë botën kanë rezervuar menjëherë një fanellë të Mbappe-s, vetëm nga kjo Reali pritet të arkëtojë miliona euro.
Transferimi i tij në Spanjë pritet të ketë një efekt domino edhe në vetë La Liga, do të rriten të drejtat e transmetimit dhe shumë detaje të tjera që e bëjnë Mbappe një “minierë ari” për klubin dhe jo si mendohej në fillim, kurrsesi nuk është “barrë” për financat e Realit. /balkanweb/