Therja në Ferizaj, dalin detaje të reja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku një 59-vjeçar, Ekrem Sadiku ka therur me thikë katër persona për motive ende të pasqaruara.
Mësohet se të lënduarit janë të komunitetit joshumicë, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, detaje ka dhënë gazetarja Çliresa Hasani.
“Pasditen e sotme rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i rëndë në Ferizaj, ku një 59-vjeçar, Ekrem Sadiku ka therur katër persona, kalimtar të rastit. Motivet ende nuk dihen. Këta kalimtarë janë dy vajza dhe dy djemë, vajzat nën moshën 18-vjeçare, dhe dy djem të moshës madhorë. Kemi mësuar se këta persona janë të komuniteteve joshumicë, dy vajza që kanë qenë mysafirë në Ferizaj. Policia po heton rastin”, tha Hasani.