“The Sun” zbulon të ardhmen e Brojës, ja çfarë pritet të ndodhë me sulmuesin e Kombëtares shqiptare
“E ardhmja e Armando Brojës është ende në dyshim”, shkruan prestigjiozja “The Sun” për sulmuesin shqiptar.
22-vjeçari ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Çelsit deri në fund të sezonit apo do të largohet në janar.
Për këtë gjë, prestigjiozja britanike ka shkruar se ai do të largohet vetëm në rast se “Blutë” do të arrijnë të transferojnë një sulmues në merkaton e dimrit.
Emrat që përfliten në kampin e londinezëve janë tre: Viktor Osimhen, Ivan Tonej dhe Santiago Himenez. Nëse një nga këta do të arrijë të transferohet në “Stamford Bridge”, atëherë Broja me shumë mundësi do të largohet, si i huazuar ose do të shitet menjëherë, duke parë dhe që shqiptari ka nevojë për më shumë minuta në dispozicion.