The Rock “sulmon” Ronaldon: Ja çfarë bën në rrjetet sociale

The Rock “sulmon” Ronaldon: Ja çfarë bën në rrjetet sociale

Dwayne Douglas Johnson, i njohur si “The Rock”, hodhi një goditje të papritur ndaj Cristiano Ronaldos.

Aktori dhe mundësi amerikan, në fakt e ka përmendur gjatë një interviste futbollistin portugez, duke e “akuzuar” se ka blerë ndjekës në Instagram.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit është aktualisht personi më i ndjekur në botë në rrjetin social të lartpërmendur me 624 milionë ndjekës.

The Rock: “CR7 paguan…” –  The Rock, i cili mund të llogarisë  397 milionë ndjekës, komentoi për Pulse Sport për rekordin e CR7: “Ronaldo paguan për ndjekësit e tij…”.

Megjithatë, menjëherë më pas aktori shtoi: “Po bëj shaka”.

Share This