Thaçin e viziton në Hagë, ish-fotografi i tij personal
Fotografi Astrit Ibrahimi, e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook ku ka ndarë një fotografi të realizuar disa vjet më parë krah tij, Ibrahimi thotë se atje Thaçi po e mbron Kosovën.
“Sapo isha në Hagë të presidenti Thaçi. Me të kam kaluar një pjesë të madhe të jetës profesionale por edhe thjesht njerëzore. Atje është tu e mbrojtë Kosovën dhe krejt neve. Më pëlqeu optimizmi i pashoq i tij dhe po kthehem me bindje që kjo valë e optimizmit të tij me një moment do të sjellë një cunami të progresit për krejt neve”, shkroi Ibrahimi në Facebook.
Nëse nuk e dini, Ibrahimi ka qenë fotograf personal i Thaçit.