Tevez dhe anglishtja që nuk e mësoi kurrë: Kam një problem kulturor me ta
I intervistuar nga radio D Sports, Carlitos Tevez u ndal te marrëdhënia e tij me Anglinë.
Pavarësisht se ka luajtur për shtatë vite në Premier League me Manchester United, ish-sulmuesi ka rrëfyer se nuk e ka mësuar kurrë anglishten për një arsye shumë specifike.
Tevez zbuloi: “Kam pasur një problem kulturor me ta, sepse historitë e xhaxhait tim shënuan fëmijërinë time. Xhaxhai im luante për River, ai ishte i vetmi tifoz i River në familje, luante në ekipin rezervë. Pikërisht kur duhej të luante një ndeshje për ekipin e parë, ai u rekrutua për luftën e Falkland dhe nuk arriti kurrë ta përmbushte atë ëndërr”.
“Ai u bë alkoolik pas luftës, ishte shumë keq. Ne ishim shumë të afërt dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Të luaja në Angli për shtatë vjet ishte vetëm për punë, nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze. Nuk kisha ndërmend të mësoja anglisht për arsyet e mia. Vajzat e mia flasin anglisht, studiojnë në anglisht”.