Tetë motoçiklistë vdiqën brenda shtatë muajsh nga aksidentet në Kosovë
Tetë motoçiklistë humbën jetën brenda shtatë muajve, në Kosovë, si pasojë e aksidenteve automjet-motoçikletë, përfshirë këtu dy raste prej tyre me katërrotësh.
Këtë e konfirmon vet Policia e Kosovës në një përgjigje për klankosova.tv, kur u pyet mbi shqetësimin e rritjes së shifrave të aksidenteve kryesisht me skuterë.
”Gjatë periudhës kohore Janar – Korrik 2024 nga 325 aksidente “automjet – motoçikletë” jetën e kanë humbur 8 motoçiklistë duke përfshirë edhe katërrotëshit, (rrjedhimisht 6 raste me motoçikletë dhe 2 raste me katërrotësh)”.
Lidhur me këtë fenomen tejet brengosës, njohësi i komunikacionit Muhamed Krasniqi, për klankosova.tv përmendi edhe disa prej shkaktarëve të të tillave aksidente madje fatale.
Viteve të fundit në rrugët e vendit tonë është shtuar prania e motorëve, mirëpo akoma mungon kujdesi i përdoruesve tjerë të rrugës për këtë kategori ngasësish”, u shpreh ai.