Test alarmi në Prishtinë sot në mesditë

Test alarmi në Prishtinë sot në mesditë

Sot në orën 12:05 në Kryeqytet do të realizohet testimi i Sistemit të Alarmit Publik, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Gjatë testimit do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. Nga komuna sqarojnë se ky është vetëm një test rutinë me qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe eektivitetit të sistemit në rast emergjence.

“Ky test është i domosdoshëm për të garantuar se sistemi funksionon siç duhet dhe është në gjendje të reagojë në kohë reale në situata të jashtëzakonshme,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Share This