Terziç pas barazimit me Milanin: Në këtë grup gjithçka është e hapur

Terziç pas barazimit me Milanin: Në këtë grup gjithçka është e hapur

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç mendon se të besuarit e tij, kanë mundur ta mposhtin Milanin.

Dortmund dhe Milan mbrëmë luajtën pa gola në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tekniku i “milionerëve’ të Gjermanisë, pas ndeshjes tha se skuadra e tij, ka mundur të marrë më shumë së një barazim.

“Shfrytëzuam pak mundësitë, vuajtëm në situata 1 kundër 1 në të djathtë. Më pas humbëm edhe shumë pasime. Pasimet nuk shkuan mire, por ne mund të kishim fituar, meritonim më shumë se barazimi”, ka thënë Terziç.

Sipas tij, në grupin F ku është pjesë e Borussia Dortmund, gjithçka është hapur.

“Në këtë grup gjithçka është e mundur. Mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Milani barazoi me Newcastle, i cilin sot fitoi. Do të jemi ballë për ballë deri në fund. Ne do të luftojmë sa të mundemi”, ka pohuar Terziç.

Newcastle kryeson grupin me 4 pikë, një më shumë së PSG, kurse, Milan renditet e treta me dy pikë, derisa e fundit është Dortmund me vetëm një pikë.

Share This