Terzic i përgjigjet Piolit: E njoh “San Siron”

Terzic i përgjigjet Piolit: E njoh “San Siron”

Edin Terzic është gati të sfidojë Milanin në “San Siro” në një ndeshje vendimtare për fatin e grupit F shumë të ekuilibruar të Champions League.

“Kam luajtur në këtë stadium kundër Interit (në 2019 si zëvendës i Favre), e njoh bukurinë e ‘San Siros’ dhe ndikimin e tij emocional – fjalët e trajnerit të Borussia Dortmundit në konferencë – Ne e dimë që nesër Milani do të jetë në gjendje të llogarisë te tifozët e tij. Ky është një stadium i rëndësishëm dhe ne jemi të lumtur që mund të luajmë atje. Do të duhet të jemi në lojë që nga fillimi nesër, sepse e dimë se Milani do të përpiqet të emocionojë tifozët”.

Mungesa e Leaos mund të jetë një avantazh për djemtë e tij, por Terziç preferon të mos thotë shumë: “Nuk jam absolutisht i sigurt që Leao nuk do të jetë atje nesër, jam duke pritur për formacionin zyrtar për ta zbuluar”.

Skuadra e tij tani është e para në grup dhe me shanse të mira për t’u kualifikuar, por Terzic duket se nuk dëshiron të kënaqet me një barazim: “Shumë në fillim thanë që pas ndeshjes së parë (humbja 2-0 në Paris) do të ishte e pamundur për ne të kualifikoheshim Tani jemi të parët. Objektivi ynë nuk është domosdoshmërisht të përfundojmë të parët, por ne kemi mundësinë ta bëjmë këtë duke fituar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”.

Share This