Terras takon Bislimin, flasin për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit

Terras takon Bislimin, flasin për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dhënë detaje mbi takimin që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Ai ka ndarë një fotografi të takimit në rrjetin social “X”, ku tha se me Bislimin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

“Pata një takim të thellë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi mbi rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raporte të informuara, të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras.

Kujtojmë se Terras dje vizitoi Mitrovicën. Pa nga afër Urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut ku më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.

Para vizitës në Mitrovicë, ai është pritur në takime nga krerët e shtetit dhe liderët e opozitës.

Share This