Tërmeti i fortë godet Tibetin, humbin jetën 53 persona, plagosen 62 të tjerë
Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 62 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.1 në shkallë Rihter, që goditi rajonin e Tibetit në Kinë mëngjesin e kësaj të marte (7 janar).
Raportohet se tërmeti ra në qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) me një magnitudë 7.1 sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti u pasua me një sërë pasgoditjesh me magnitudë deri në 4.4, të cilat u ndjerë edhe në Nepalin fqinj, Katmandu, në Butan dhe në Indinë Veriore.
Tërmetet janë të zakonshme në rajonin që shtrihet përgjatë një vije të thyer gjeologjike.
Sikurse ka bërë me dije Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave, rreth 1.500 zjarrfikës dhe forca shpëtimi po vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Gjatë shekullit të kaluar ka pasur 10 tërmete me magnitudë 6 ballë në zonën e goditur ditën e martë.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkaktoi rreth 9,000 viktima dhe dëmtoi rreth 1 milion struktura në Nepal në vitin 2015, raporton rtsh.