
Tërmet i fuqishëm në Myanmar dhe Tajlandë, gjejnë vdekjen 144 persona
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Myanmarin dhe Tajlandën fqinje ditën e sotme duke shkatërruar ndërtesat, një urë dhe një digë.
Të paktën 144 njerëz kanë gjetur vdekjen në Myanmar, ku fotot dhe video nga dy qytete të goditura tregojnë dëme të mëdha.
Të paktën tetë persona gjetën vdekjen në kryeqytetin Thai, ku u rrëzua një ndërtesë në ndërtim e sipër.
Tërmeti ishte me magnitudë 7.7 ballë dhe me një epiqendër afër Mandalay, të Myanmarit (qyteti i dytë më i madh, i goditur në mesditë) u pasua nga një goditje e fortë me madhësi 6.4.
“Numri i vdekjeve dhe dëmtimet pritet të rriten, ” tha Gjeneral i Lartë. Min Aung Hlaing tha.
Qeveria e Mianmarit bëri të ditur se spitalet kanë nevojë të madhe për gjak, veçanërisht në zonat më të goditura, transmeton AP.
Zona që është goditur nga tërmeti është zonë sizmike. Në Bangkok, të paktën tre persona gjetën vdekjen në kolapsin e ndërtesës dhe 90 të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja, sipas Ministrit të Mbrojtjes Phumtham Wechayachai.