Tërhiqet shorti në Superligë, duele interesante në javën e parë
Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të enjten është hedhur shorti për edicionin e ri në Prince Caffe Superligë.
Në xhiron e parë, kampionia e Kosovës, Peja do të përballet me Vëllaznimin. Ndërkohë, nënkampionia, Trepça do të ndeshet me Istogun, që siguroi garat në elitë.
Ndërkohë, Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse ndeshja tjetër është Golden Eagle Ylli-Bashkimi.
Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator.
Java 1
Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Istogu – Trepça
Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni