
Tërhiqet shorti i Champions-it: Përballje të ‘nxehta’
Të premten në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kryesfida e këtij rrethi të garave padyshim do të jetë ballafaqimi mes dy skuadrave spanjolle, Real Madrid-Atletico Madrid derisa duel dramatik priten edhe përballjet Bayern Munich-Bayer Leverkusen.
Sfida joshëse pritet edhe në përballjen Liverpool-PSG.
Çiftet:
Aston Villa-Brugge
Dortmund-Lille
Real Madrid-Atletico Madrid
Bayern Munich-Leverkusen
PSV-Arsenal
Feyennord-Inter
Liverpool-PSG
Barcelona-Benfica
Ndeshjet e para me 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit me 11 dhe 12 mars