Tërhiqet shorti i Champions-it: City sfidon Realin
Në Nyon të Zvicrës të premten është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më të madhe në Evropë.
Padyshim se kryesfida do të luhet mes dy gjigantëve evropiane, Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Juventus-PSV është një tjetër sfidë interesante që do të luhet në këtë rreth të garave në elitën e futbollit evropiane, derisa PSG pritet të ketë punë më të lehtë pasi që do të ballafaqohet me Brest.
Çiftet:
Club Brugge – Atalanta
Sporting – Borussia Dortmund
Manchester City – Real Madrid
Celtic – Bayern Munich
Juventus – PSV
Feyenoord – Milan
Brest – PSG
Monaco – Benfica
Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 shkurt, kurse ato të kthimit një javë më pas.