‘Tërbohen’ tifozët e Ajaxit, ndërpritet klasikja e Holandës
Ndërpritet klasikja e futbollit holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit. Kur kronometri shënonte minutën e 44-t të pjesës së parë, tifozët vendas të Ajaxit nuk po e përballonin aspak humbjen me rezultatin e thellë 0-3 dhe hodhën tymuese në fushë.
Kaq mjaftoi që arbitri të ndërpriste ndeshjen, teksa pas disa minutash, rregulli u vendos dhe loja rinisi sërish. Feyenoord e nisi vrullshëm takimin dhe shënoi dy herë brenda 18 minutave me sulmuesin 22-vjeçar Santiago Gimenez, ndërsa më pas në të 37-ën ishte Igor Paxaio që shënoi edhe golin e tretë.