Ten Hag: Tifozët janë shumë të zhgënjyer me ne

Ten Hag: Tifozët janë shumë të zhgënjyer me ne

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se do të mendojnë për afatin kalimtar të transferimeve në janar.

Ten Hag, mes tjerash ka folur edhe për përkrahjen e tifozëve, për të cilët tha se i vlerësojnë që po vazhdojnë t’i mbështesin.

“Tifozët e Man United janë shumë të zhgënjyer me ne dhe ne duhet t’i rregullojmë gjërat”, ka thënë Ten Hag.

“Ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe dhe ne vërtet vlerësojmë gjithë kohën që ata po na mbështesin”.

“Por sigurisht që ne kemi nevojë për ndonjë ndihmë. Por para së gjithash, ekipi dhe unë duhet ta bëjmë këtë”.

Share This