Ten Hag shpërthen pas derbit: lojtarët, të detyruar të dëgjojnë festën e City-t

Ten Hag shpërthen pas derbit: lojtarët, të detyruar të dëgjojnë festën e City-t

Derbi i Manchester, që United humbi në shtëpi ndaj City-t të Guardiolës (0-3) vazhdon të lërë pasoja në veri të Anglisë.

Vendi i tetë në Premier League nuk ndihmon në ruajtjen e qetësisë në atë gjerësi gjeografike, mënyra se si rezultoi humbja në derbi tërboi tifozët dhe menaxherin e Djajve të Kuq, Erik Ten Hag, i cili mund të kapërdijë dominimin e Qytetarëve në fushë dhe performancën e lojtarëve të tij për të cilët rezervoi një dënim të pazakontë.

Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, zemërimi i trajnerit ka mbërritur në dhomën e zhveshjes së United në fund të ndeshjes ku ka detyruar të gjithë ekipin të hesht për të dëgjuar festimet e fitores së Manchester City nga ana tjetër e tunelit.

Në të njëjtën kohë, trajneri holandez anuloi ditën e pushimit të planifikuar për lojtarët e tij, duke e çuar grupin drejt një analize dhe autokritike të thellë pas një fillimi të dobët dhe zhgënjyes të sezonit (5 humbje në 10 ndeshje kampionati), duke u dhënë, – gjithmonë sipas tabloidit, – lojtarëve “detyrat e shtëpisë” me një video që përshkruan të gjitha gabimet e tyre në lojë.

Share This