Ten Hag: Ratcliffe ka shumë besim te unë! Kemi ecur mirë, por na duhet më shumë cilësi në ekip

Ten Hag: Ratcliffe ka shumë besim te unë! Kemi ecur mirë, por na duhet më shumë cilësi në ekip

Nga lëndimi i Rasmus Hojlund e deri tek ambiciet e ardhshme dhe marrëdhënia me pronarin e ri Jim Ratcliffe, Erik ten Hag trajtoi disa tema në konferencën e dhënë për shtyp së fundmi.

“Hojlund ka një dëmtim të vogël, do të mungojë për dy ose tre javë. Është rrezik të marrë pjesë në stërvitje intensive, nuk është një dëmtim serioz, por do të duhet të presë 15-20 ditë”-tha fillimisht trajneri.

Më pas i pyetur për marrëdhënien me CEO-n e Manchester United, Jim Ratcliffe, holandezi u shpreh: “Ne flasim shumë. Unë kam pasur tashmë shumë biseda me të dhe Dave Brailsford për klubin, ekipin dhe objektivat. Ne kemi ide të ngjashme. Ai është po aq ambicioz sa unë, ne kemi të njëjtin projekt. Unë kam qenë këtu për 19 muaj dhe shoh që po shkojmë në drejtimin e duhur. Unë shoh një ekip që po përmirësohet, po zhvillohet. Ne punojmë shumë në stërvitje dhe në ndeshje. Është gjithashtu e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Ne do të jemi një ekip më i mirë kur të shtojmë më shumë cilësi”.

Ndërsa sa i përket çështjes së besimit, tekniku i “Djajve të Kuq” theksoi se pronari i United i beson atij plotësisht.

“Plotësisht, ne folëm shumë dhe ndamë shumë ide. Ne kemi të njëjtën ambicie dhe duam të ndjekim të njëjtën rrugë”-deklaroi Erik ten Hag.

Share This