Ten Hag pas humbjes nga Newcastle-s: Man United ka forcë të ringrihet
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Newcastle (0-3), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Ligës.
Strategu holandez pavarësisht kësaj disfate, ai është i bindur se skuadra e tij, do të rigjej formën dhe rezultatet pozitive. Ten Hag e merr përgjegjësin e kësaj humbje, por ai kërkon që skuadra të jetë e bashkuar për ndeshjet e ardhshme.
Sipas tij, Man United ka potencial dhe forcë që të të ringrihet dhe ngjitët atje ku e meriton skuadra nga “Old Trafford-i”.
“Jam luftëtar. Jam i bindur se mund ta bëj, por është e qartë se në këtë moment jemi në një vend të keq. E marrë përgjegjësinë, por e shoh si një sfidë. Duhet të qëndroj së bashku me lojtarët e mi dhe të luftojmë së bashku. Ne e dimë se kjo nuk është mjaft e mirë. Duhet të marr përgjegjësi. Më vjen keq, shumë keq për fansat”, ka thënë Ten Hag.
“Lojtarët do të ngrihen në këmbë. Ata janë ngjitur së bashku, e patë se u përpoqën. Ju duhet ta bëni atë si një ekip. Mënyra e vetme. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, të jenë të përgjegjshëm dhe të bashkëpunojnë. Kjo është fjala kyçe për të gjithë ne”, ka theksuar tekniku holandez.