Ten Hag i bindur se ka të ardhme te United: Jemi në rrugën e duhur

Ten Hag i bindur se ka të ardhme te United: Jemi në rrugën e duhur

Ka vite që nuk ndodh që Manchester United të pësoj 17 humbje brenda një sezoni në të gjitha garat, por Djajtë e Kuq e kanë arritur këtë edicion.

Djajtë e Kuq janë mposhtur 12 herë në Ligën Premier, katër herë në Ligën e Kampionëve dhe njëherë tjetër në EFL Cup, duke kompletuar 17 disfata brenda një sezonit.

Megjithatë trajneri holandez Erik ten Hag është i bindur se ka të ardhme në Old Traford.

“Nuk kam asnjë dyshim për të ardhmen time”, tha Erik ten Hag për Sky Sports në një intervistë të fundit.

“Unë jam duke u fokusuar vetëm në punën time, duke u fokusuar në këtë proces, në këtë projekt. Më pëlqen shumë të jem këtu në Manchester, po e shijoj atë. Për mua, është një sfidë”, tha Ten Hag, raporton telegrafi.

“Nuk do të shkojë gjithmonë në mënyrën e duhur, nuk do të shkojë gjithmonë rezultatet ashtu siç kemi dashur, por jam i sigurt se jemi në drejtimin e duhur dhe ne do të arrijmë atje ku duam të jemi”, përfundoi trajneri holandez.

Dyshimet janë intensifikuar për të ardhmen e Ten Hag pas humbjes 4-3 ndaj Chelsea në mesjavë.

Megjithatë, aktualisht, puna e Ten Hag nuk besohet të jetë në rrezik të menjëhershëm pasi nuk ka alternativa të mundshme për ta zëvendësuar atë tani.

Share This