Ten Haag kërkon sulmuesin e Atleticos, “betejë” me milionat arabe

Ten Haag kërkon sulmuesin e Atleticos, “betejë” me milionat arabe

Manchester United hedh sytë nga Antoinne Griezmann. Kështu raportojnë mediat spanjolle, sipas të cilave “djajtë e kuq” të Manchesterit duan të shtojnë eksperiencën në repartin e avancuar dhe kanë piketuar 32-vjeçarin spanjoll si të duhurin.

Griezmann ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Atleticon e Madridit, që nga ana tjetër nuk do t’i thoshte jo këtij transferimi, edhe për faktin që do të çlirohej nga paga e majme e sulmuesit francez.

Megjithatë pengesa për “djajtë e kuq” vjen si gjithmonë nga Arabia Saudite, pasi disa klube atje janë gati t’i ofrojnë Griezmannit një pagë stratosferike prej 50 milionë eurosh në sezon, për ta transferuar në verë.

Në këtë pikë, vendimtare do të jetë vetë dëshira e Griezmann, që do të duhet të zgjedhë të ndjekë paranë apo prestigjin që i ofron një klub i njohur si Manchester United. /SS/

Share This