Temperaturat e larta, IKSHPK-ja bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

Temperaturat e larta, IKSHPK-ja bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit gjatë temperaturave të larta.

IKSHPK-ja njofton se në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit. Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Për më shumë informacion, ndiqni këshillat në foto: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Share This