Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, vritet një person

Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur, mbrëmjen e së dielës, në qendër të Vushtrrisë, raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimeve të para, dyshohet se një person ka mbetur i vdekur. Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar rastin.

Në vendngjarje ka dalë ekipi i emergjencës dhe policia e cila e ka rrethuar zonën, ndërsa ende nuk ka dhënë apo ndonjë deklaratë zyrtare për rastin.

RTKlive është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Share This