Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Austri, disa viktima

Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Austri, disa viktima

Disa persona janë vranë dhe të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Gracit. Mes të plagosurve ka nxënës dhe mësues, ndërsa autori i krimit, i cili mendohet të ishte nxënës në këtë shkollë, ka vrarë veten në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës dhe me pas kanë lajmëruar policinë.

Autoritetet kanë rrethuar shkollën ku operacioni është ende në zhvillim, ndërsa i kanë kërkuar qytetarëve të shmangin zonën, raporton rtsh.

Share This