Të paktën pesë të vdekur dhe pesë të plagosur pas sulmit rus në Ukrainën lindore
Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë një sulmi artilerie ruse në qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, sipas autoriteteve lokale, të cilat thanë se pesë civilë të tjerë u plagosën kur predhat goditën një zonë banimi.
Kostyantynivka ndodhet në rajonin e Donetskut dhe vazhdimisht është nën shënjestrën e artilerisë ruse, ndërsa Moska e pretendon zonën si territorin e saj. Në shtator të vitit të kaluar, të paktën 15 njerëz u vranë gjatë një sulmi me raketa.
Forcat ushtarake ruse sulmojnë vazhdimisht qytetet ukrainase me raketa, artileri apo edhe bomba ajrore – sulme në dukje arbitrare që kanë çuar në një numër të madh viktimash civile ukrainase. /atsh/