Të paktën 66 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal
Të paktën 66 persona kanë vdekur dhe 69 të tjerë janë të zhdukur, thonë zyrtarët, pasi reshjet intensive të shiut në Nepal shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Numri i të vdekurve në Nepal mund të rritet pasi shirat të cilat kanë prekur kryesisht luginën që rrethon kryeqytetin, Katmandu, pritet të vazhdojnë deri të martën.
Raporotohet se mijëra shtëpi të vendosura pranë lumenjve janë përmbytur dhe shumica e autostradave janë bllokuar, ndërsa disa njerëz janë bllokuar në qati, raporton rtk.