Të paktën 25 viktima prej sulmeve ajrore në një shkollë
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se një sulm izraelit goditi dy ish shkolla që strehonin njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 25 persona.
“Trupat e 25 martirëve, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe 50 të plagosur të tjerë u transportuan në Spitalin Baptist pasi një sulm izraelit kishte në shënjestër shkollat Hassan Salameh dhe Al-Nasr në qytetin e Gazës”, theksoi zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal.
Sulmi u konfirmua nga ushtria izraelite, e cila megjithatë i justifikoi bastisjet e saj duke deklaruar se milicët ishin fshehur në ndërtesa. /atsh