Të paktën 15 persona shtypen për vdekje gjatë festivalit fetar në Indi

Të paktën 15 persona shtypen për vdekje gjatë festivalit fetar në Indi

Të paktën 15 jetë të humbura raportohet të jetë bilanci paraprak i një tragjedie në veri të Indisë, gjatë mbajtjes së festivalit më të madh fetar në botë.

Mjekët në qytetin e Prajagrajit në Utar Pradesh i thanë agjencisë franceze AFP se viktimat u shtypën për vdekje nga të tjerët teksa merrnin pjesë në festivalin hindu të Mahakumb Melasë. Deri në ditën e fundit, më 26 shkurt, mendohet se 400 milionë pelegrinë do e vizitojnë atë.

Festivali i sivjetëm i mbajt në një zonë prej më shumë se 4 mijë hektarësh me tenda të ngritura përgjatë gjithë hapësirës, ndërsa e mërkura është një nga ditët më të shenjta në festivalin gjashtëjavor.

Në pamjet e publikuara në internet, ekipet e shpëtimit u shfaqën duke transportuar trupat e pajetë nga një truall i mbushur me veshje e këpucë të hedhura gjithandej.

Incidenti ndodhi rreth orës 1 të mesnatës, kur disa prej pelegrinëve tentuan të kalonin barrikadat e policisë për të arritur Hundën e Sangamit, pikën ku takohet lumi i shenjtë për Indinë, Ganges, me lumenjtë mitikë Jamuna dhe Sarasvait. Sipas besimtarëve, larja me ujin e lumit i çliron ata nga mëkatet.

Shumë persona u dërguan në një spital të afërt të ngritur posaçërisht për qëllimet e festivalit.

Këtë muaj, në një tjetër rast të ngjashëm humbën jetën gjashtë indianë të shtypur gjatë vizitës në një prej tempujve të Indisë Jugore, ndërsa vitin e kaluar e kaluar tragjedia ishte edhe më e rëndë në distriktin Hathras të Utar Pradeshit, ku gjetën vdekjen mbi 120 persona gjatë një feste fetare. /AJBBC

Share This