Të hënën feston 300 pankina në Serie A, rekordet e Simone Inzaghit
Padyshim që vëmendja dhe përqendrimi janë të gjitha drejt skuadrës, objektivit titull dhe ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve, por për Simone Inzaghin ndeshja e së hënës kundër Genoas do të shënojë gjithashtu një moment historik në karrierën e tij si trajner: në fakt do të jetë pankina numër 300 në Serinë A.
Trajneri i zikaltërve është në kërkim të suksesit të 179-të në karrierës në Ferraris, por tashmë është trajneri më i suksesshëm (178) duke marrë parasysh ndeshjet e fituara në 300 pankinat e para në Serie A: në këtë renditje të veçantë ai paraprin Carlo Ancelottin (172 fitore) dhe Massimiliano Allegrin (171 fitore).
Nga 299 ndeshje si trajner në elitën e futbollit italian, Simone Inzaghi ka bërë 145 me Interin, të cilin e ka drejtuar që nga viti 2021 pas pesë sezonesh te Lazio: dhe deri më tani bilanci është 97 fitore, 24 barazime dhe 24 humbje; 288 gola të shënuar dhe 119 të pësuar për një mesatare prej 2.17 pikësh për ndeshje.
Nuk duhen harruar edhe dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë të fituara në krye të skuadrës zikaltër.