Të gjithë duan të shohin Messin, biletat shiten për 6 minuta
2024 mund të jetë një vit i paharrueshëm për Inter Miamin.
Në vitin 2023 skuadra nga Florida nuk arriti që të kualifikohej në Play Off-in e MLS-së, por arriti të fitojë titullin e parë, Kupën e Ligës, e udhëhequr nga Lionel Messi.
Me ardhjen e Luis Suarezit në sulm, entuziazmi rreth formacionit që drejtohet nga trajneri Martino rritet gjithmonë e më shumë, aq sa nuk mund të gjesh më bileta për të parë ndeshjen.
Të gjitha biletat për ndeshjen e javës së dytëtë kampionatit mes Los Angeles Galaxy dhe Inter Miami, që është programuar të luhet në 26 shkurt, janë shitur brenda 6 minutave. Menjëherë janë shitur vendet VIP, ku një biletë kushton mbi 900 dollarë.
Të gjithë duan të shohin Messin, madje një ekip ka ndryshuar stadium për të plotësuar kërkesat e tifozëve. Kansas City ka njoftuar se ndeshja kundër Inter Miamit, që është programuar të zhvillohet në 13 prill,nuk do të luhet në stadiumin “Children’s Mercy Park” (18 mijë vende), por në “Arrowhead Stadium” (76 mijë tifozë) që është shtëpia e kampionëve të NFL (futboll amerikan), Kansas City Chiefs.