Të enjten Franco Foda, shpall listën e Kombëtares për ndeshjen me Norvegjinë
Kombëtarja e Kosovës me 5 qershor në Oslo, do të zhvillojë një ndeshje shumë interesante ku përballet me Norvegjinë.
Ky takim zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore e cila pavarësisht këtij statusi po pritet me kureshtje.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Kosovën e udhëhequr nga trajneri gjerman, Franco Foda.
Burime të Ballkanit.info mësojnë se listën tekniku Foda, do ta publikojë të enjten ku edhe priten disa risi.
Gjithsesi, pjesë kryesore e skuadrës do të jenë emrat tashmë të njohur që veshin fanellën e Kosovës.