Të dielën maratona ‘Prishtina 2023”

Të dielën maratona ‘Prishtina 2023”

Një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë është maratona e Prishtinës.

Këtë të dielë garues vendor dhe evropian do të ‘pushtojnë’ kryeqytetin e Kosovës, pasi do të zhvillohet maratona “Prishtina 2023”, ngjarje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë edicionin e 22-të të maratonës “Prishtina 2023”. Sipas organizatorëve, pjesëmarrja edhe këtë herë pritet të jetë masive.

Nga kjo maratonë do të ketë shpërblime edhe për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat.

Shpërblimet për vrapimin maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat:

Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).

Share This